Banorët e Kievit nuk i tremben luftës
Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus.
Për poetin Mykola Kulinich, pushtimi rus është vetëm një aspekt i situatës politike.
“Ne flasim për situatën politike siç portretizohet nga media, ku të gjithë flasin për një pushtim rus. Mendoj se njerëzit këtu e kuptojnë se ky nuk është viti i parë i luftës. Lufta zgjat prej shumë kohësh dhe ne kemi besim tek ushtria ukrainase. Mendoj se ruajtja e qetësisë është gjëja më e rëndësishme”, thotë Mykola Kulinich, poet.
Tata Kepler, pronare e një bari, nuk e harron shërbimin e forcave të armatosura për Ukrainën. Ajo shpreson se Putin nuk do të urdhërojë pushtimin.
“Unë dua të besoj se ky njeri i egër, i gjorë dhe i poshtër nuk do të qëllojë raketa mbi Kievin. Nuk mund ta imagjinoj se si kjo mund të ndodhë, shprehet Tata Kepler, pronare e një kafeneje në Kiev.
Edhe supermarketet në Kiev vijojnë t’i mbajnë dyert e hapura. Njerëzit, kryesisht pensionistët, bëjnë rregullisht pazar dhe thonë se nuk ka nevojë për panik.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin ukrainas u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në këtë vend që të largohen sa më parë të jetë e mundur.
Në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se situata e sigurisë në vend është e paparashikueshme për shkak të rritjes së aktiviteteve ushtarake ruse në kufi.
Rruga Press