Bota

Biden pritet të emërojë gruan e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë

Presidenti Joe Biden pritet të nominojë një grua afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë, thotë Shtëpia e Bardhë.

Ajo do të zëvendësojë, Stephen Breyer, i cili pritet të dalë në pension në fund të mandatit aktual të Gjykatës së Lartë në qershor.

Planet e tij për pension ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Zëvendësimi i gjyqtarit Breyer nuk do të zhvendoste shumicën konservatore aktuale të gjykatës prej 6-3.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Gjykata e Lartë luan një rol kyç në jetën amerikane dhe shpesh është fjala e fundit për ligjet shumë të diskutueshme, mosmarrëveshjet midis shteteve dhe qeverisë federale dhe apelet përfundimtare për të ndaluar ekzekutimet.

Secili nga nëntë gjyqtarët, shërben për një emërim të përjetshëm pasi emërohet nga presidenti dhe miratohet nga Senati.

Rruga Press

YouTube player