Lajme

“Ushtria është gati”, shqiptari flet nga Ukraina: Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë

Një shqiptar, që jeton në Ukrainë, tregon për “News24” dhe “BalkanWeb” situatën nga agresioni rus. Kryetari i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, Aleksandër Dermentli, tregon se shqiptarët që jetojnë atje nuk kanë frikë nga pushtimi rus.

“Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë. Situata ishte mirë, kjo ishte luftë informacionesh, luftë e ftohtë nga Rusia dhe SHBA. Ne nuk kemi frikë, edhe pse jemi shumë larg nga zona e konfliktit. Ne jemi rreth një mijë kilometra larg zonës së konfliktit. Jemi pranë kufirit me Moldavinë”, shprehet ai.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin
YouTube player

I pyetur nëse vetë ukrainasit kanë frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, ai thekson se ushtria e Ukrainës është gati për gjithçka, ndërsa ka edhe mbështetjen e SHBA dhe NATO-s.

“Ushtarakët e Ukrainës janë gati, janë të mësuar shumë mirë. Ukrainasit nuk kanë frikë nga lufta. Ushtria është e gatshme, edhe SHBA e NATO janë pranë. Ukraina nuk është vetëm”, shton shqiptari Dermentli.

Lexo më shumë  Deputetët e Bundestagut urojnë Kurtin, theksohet mbështetja për Kosovën

Rruga Press

YouTube player