Protestë para Parlamentit!Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës bëhen bashkë
Banorët e ‘5Majit’ dhe të Laprakës po protestojnë përballë Parlamentit të Shqipërisë. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë ndryshime për projektet që po aplikohen në zonat e tyre. Protesta e tyre po zhvillohet në të njëjtën kohë kur deputetët do të futen brenda sallës së Kuvendit.
Banorët e shtëpive që janë prishur ose pritet që të prishen në zonën e 5 Majit kanë kaluar ditët më të ftohta në rrugë. Ata u nxorrën me forcë nga Policia e Shtetit nga banesat e tyre. Banorët kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre. Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë e të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre, kërkesë që nuk u është realizuar.
Banorët e Laprakës kanë protestuar prej disa ditësh në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Rruga Press