Lajme

Sot banorët e ‘5 Majit’ paralajmërojnë protestë para parlamentit

Ditën e sotme do të mblidhen në Kuvend deputetet e parlamentit të Shqipërisë, për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë që deputetët do të futen në sallën e Kuvendit, jashtë saj, banorët e zonës së ‘5 Majit’ do të protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rruga Press

YouTube player