300 mijë euro! Shifra e kripur që po shpenzon Erion Veliaj për të sulmuar portalet në vend
Besmir Semanaj, ekspert i krimit kibernetik ka deklaruar se për të fshirë audio-përgjimin skandaloz të kryebashkiakut Erion Veliaj janë shpenzuar nga 150 deri në 300 mijë euro. Në një lidhje me Skype për Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, Semanaj tha se një sulm me një kosto të tillë nuk e bën konkurenca, por dikush me mjaft influencë.
“Kemi të bëjmë me një sulm që shkon 5 terabyte, është një sulm gjigant. Dhe ajo që më bën përshtypje është se kostoja e një sulmi të tillë është shumë e lartë, nuk është një sulm që mund ta bëjë një person që nuk i pëlqen Syri.net, Dosja.al apo një tjetër. Është një sulm që shkon nga 150-300 mijë euro. Nuk është çështje stafi, por çështje pajisjesh, duhet të kemi qindra-mijëra kompjutera që janë në dispozicion të këtyre sulmeve. Mund të jenë kompjutera qytetarësh të ndryshëm që janë të hakuar dhe përdoren në sulme të tilla. Konkurenca nuk hedh 300 mijë euro për të goditur një ëebsite, bëhet fjalë për persona të rëndësishëm që një lajm nuk duan ta shohin më në të botuar, nuk ka rëndësi se në cilën faqe, qoftë edhe anonime,”- tha Semanaj ndër të tjera.
Ç’ka ndodhur me portalet?
Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz i kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Qëllimi sigurisht rezulton të jetë fshirja e audios që përveç fjalorit vulgar të Veliajt, nxirrtë në pah dhe kontrollin e SPAK nga ana e Partisë Socialiste./dosja.al/
Rruga Press