Lajme

Tiranë-Qafa e Plloçës merr sërish para, qeveria merr 50 mln $ hua nga fondi saudit

Duket se segmenti rrugor Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, do të vazhdojë të marrë para shtesë nga vlera e parashikuar në fillim të projektit.

Kështu, me një VKM të ditës së sotme, qeveria ka miratuar marrëveshjen huas me fondin saudit për zhvillim, për projektin e ndërtimit të kësaj rruge.

Konkretisht qeveria parashikon të marrë huan në shumën 183 750 000 (njëqind e tetëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) rial saudit, ose rreth 50 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Vendimi i Qeverisë:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe fondit saudit për zhvillim, për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-qukës-Qafa e Plloçës, “hua shtesë”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “hua shtesë”, me një hua në shumën 183 750 000 (njëqind e tetëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) rial saudit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë
YouTube player