Lajme

Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA: Duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Ilmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurti dhe Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.

Rruga Press

Lexo më shumë  Protesta e 105-të, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit në shesh/ Diaspora i bashkohet qëndresës kundër Ramës
YouTube player