Lajme

(VIDEO) YouTuberi britanik emocionohet pasi dëgjon Marshin e UÇK-së, fillon menjëherë të mësojë disa vargje në shqip

YouTube-ri i njohur britanik Teddy Grey, është i njohur për videot e ndryshme që publikon në kanalin YouTube.

Së fundmi, ai është përfshirë nën frymën shqiptare pasi ka realizuar një video-vlog interesant duke dëgjuar Marshin e UÇK-së.

Ai e dëgjon këngën e interpretuar nga Arif Vladi, të shoqëruar me tekst të përkthyer në kohë reale në anglisht.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

“Uau, ishte marshi i artistit ose ishe nuk ja kam idenë, në thelb është një këngë e luftës shqiptare, kështu që imagjinoje nëse ishte duke marshuar dhe duke dëgjuar këtë këngë në prapavijë, si dhe në gjuhën tënde amtare”, thotë Teddy përgjatë videos.

YouTuber-i britanik duket i emocionuar teksa dëgjon ritmet patriotike shqiptare dhe e vlerëson lartë marshin e UÇK-së, ndonëse është hera e parë që e dëgjon.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet
YouTube player

Rruga Press

YouTube player