Kur socialistët prishin gojën/ Regjistrimet që nxjerrin jetën e fshehtë të pushtetarëve
I kapur në regjistrim ndërsa me një gjuhë të shthurur,kur shan dhe fyen me fjalor banal, kryebashkiaku Erion Veliaj u justifikua duke thënë se edhe Donald Trump është kapur në një përgjim të ngjashëm, sipas recetës “ndodhin në të gjithë botën, bëhen edhe filma”. Por audio-regjistrimi, ku ai përdor fjalë si “rro**ari, k**va, b**le, sh**ra” etj, i jep një goditje të fortë imazhit prej “çuni të mirë” që Veliaj ka ngritur duke paguar mediat me leje ndërtimi apo tendera. Që në pak sekonda iu rrëzuar një investim miliona eurosh, kuptohet sapo ridëgjon edhe një herë audion, që ditën e djeshme disa media e botuan me koston e hakerimit.
Por Veliaj nuk është i vetmi që është kapur ndërsa e prish gojën me një fjalor prej llumi. Socialistët kanë një traditë në historinë e tyre qeverisëse, të shoqëruar nga momente të tilla.
I famshëm është kryeministri Rama që u filmua në parlament nga abcneës, ndërsa shante me fjalor rrugësh, Sali Berishën. Rama sapo ishte bërë pjesë e seancave parlamentare dhe ende nuk kishte mësuar të përmbahej ndaj akuzave që i bëheshin ballë për ballë. Shiko videon më poshtë:
Tjetër moment ka qenë një telefonatë me një qytetar, që i kishte shkruar mesazhe nga Franca, ku kishte ikur për azil. Ai iu prezantua, duke e sharë “hajdut” dhe duke e akuzuar kryeministrin se ishte bërë pjesë e një projekti për të vjedhur, siç ishte ai që parashikonte ndërtimin e kullave në truallin e Teatrit Kombëtar. Në përgjigje, Rama e shan dhe ofendon, siç dëgjohet në videon më poshtë:
Kurthit të fjalorit të rrugës nuk i kanë shpëtuar as deputetë dhe ministra të qeverisë. Saimir Tahiri, ish ministër i brendshëm, dëgjohet teksa përdor një fjalor po aq rrugaçëror sa eprori i tij në bisedat telefonike të përgjuara nga Bild. Veç Tahirit, duke sharë u regjistrua edhe Damian Gjiknuri, deputeti Xhemal Qefalia etj. Video më poshtë:
Kur një administrator i fondeve publike kapet duke prishur gojën me fjalor rrugësh nis debati, nëse është më e rëndësishme të gjykohet gjuha apo mënyra se si ai ushtron detyrën shtetërore. Për të dyja çështjet gjen vend, i njëjti shpjegim; standart i dyfishtë në fjalor dhe standart i dyfishtë në detyrën shtetërore./Lapsi.al/