Lajme

Haxhiu: Strategjia e miratuar për luftimin e dhunës në familje nuk duhet pasur fatin e strategjive të kaluara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se luftimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është një prej zotimeve në programin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se për këtë është përcaktuar edhe koordinatorja nacionale kundër dhunës në familje, që është zv. ministrja Nita Shala.

Ajo ka thënë se së fundi në Kuvend ka kaluar edhe ligji për ndihmë juridike falas për gjitha viktimat e dhunës në familje dhe qytetarët.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Po ashtu ka folur për miratimin e strategjisë kombëtare për luftimin e dhunës në familje 2022-2026.

“Strategjia e miratuar në Qeveri nuk duhet pasur fatin e strategjive të kaluara që mbetën në sirtarë të qeverive. Situata në Kosovë do të ndryshojë për së mbari pas miratimit të kësaj strategjie. Do të rritet vigjilenca e Prokurorisë e Policisë dhe gjykatave në raport me dhunën në familje. Jeta e grave e vajzave në Kosovë sikur edhe fëmijëve e qytetarëve është e rëndësishme. Dhuna në familje nuk është çështje private, duhet adresuar nga institucionet. Duhet raportuar te institucionet. Uroj të mos kemi raste kur këto institucione neglizhojnë rastet e dhunës në familje, si kemi parë javëve e muajve të fundit”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player