Publikohet foto/ Ky është 34-vjeçari i dyshuar për vendosjen e tritolin pranë shtëpisë së Armand Dukës
Publikohet fotoja e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, autori i dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.
I riu, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është administratori i një biznesi në Durrës.
Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave ushqimore, industriale, elektroshtëpiake, duhanit dhe cigareve, pijeve të ndryshme alkoolike ose jo, automjeteve, makinerive e pjesëve të këmbimit për to dhe të lëndëve drusore, aksesorë të ndryshëm, etj. Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhe tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari të tij.
Ai banon në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar, pikërisht në një lagje me Dukën.
SI U ZBULUA
34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur.
Hasanaj ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.
Dyshohet se i riu e ka marrë lëndën plasëse në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe biznesin.
Ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Rruga Press