Shpërthimi te Duka, “Associated Press” paralajmëron: Rrezikohet finalja e madhe europiane në Tiranë
Shqipëria pret të organizojë në maj të këtij viti të parën finale të madhe të një turneu evropian të futbollit.
Bëhet fjalë për finalen e Ligës së Konferencës. Por zhvillimet e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe shpërthimi në banesën e Armand Dukës e rrezikojnë mbajtjen e kësaj finaleje.
Kështu shkruan gazetari i Associated Press, Graham Dunbar. Gazetari i njohur thekson se UEFA ka në plan të kryejë një vizitë të shpejtë në Tiranë.
“Një shpërthim në banesën e një anëtari të komitetit ekzekutiv të UEFA-s nga Shqipëria ka ndodhur në mesin e një rivalitetit politik përpara zgjedhjeve futbollistike.
UEFA planifikon të vizitojë Tiranën dhe ka paralajmëruar në lidhje me mbajtjen e finales së Ligës së Konferencës të Europës në maj”.
Finalja e madhe do të mbahet në Tiranë më 25 maj. UEFA ka shprehur shqetësim për sulmin ndaj Dukës dhe ka theksuar mbështetjen ndaj tij.
Rruga Press