Bota

Kancelari Scholz paralajmëron Rusinë pas takimit me Macron

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Rusinë për pasojat e një sulmi në Ukrainë pasi u takua me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar krizën dhe çështje të tjera në Berlin.

“Ka shumë trupa të stacionuara [përgjatë kufirit ukrainas-rus] dhe për këtë arsye është e nevojshme që tani të bëhet gjithçka për të siguruar që situata të zhvillohet ndryshe nga sa mendohet aktualisht,” tha Scholz.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Prandaj ne presim gjithashtu hapa të qartë nga Rusia që kontribuojnë në de-përshkallëzimin e situatës dhe të gjithë jemi dakord që agresioni ushtarak do të kishte pasoja të rënda.”

Rruga Press

YouTube player