Turizmi gjatë 2021, mungojnë 2.5 milionë të huaj krahasuar me 2019. Kosova shpëtoi sektorin
Edhe pse vitin e kaluar, turizmi shfaqi shenja rimëkëmbje, sërish mbetemi larg periudhës së para pandemisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2021, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 5.6 milionë, duke u dyfishuar në krahasim me 2020-n, që konsiderohet edhe si viti pandemik. Por rikthimi në normalitet është ende larg. Kundrejt 2019-s, në vendin tonë janë futur 2.9 milionë turistë të huaj më pak.
Turizmi patriotik ishte shpëtimi edhe vitin e shkuar. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave nga Kosova erdhën më shumë se 2.6 milionë qytetarë, të cilët përbëjnë 46 për qind të ardhjeve totale. Pas Kosovës renditen Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.
Por pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit, jo vetëm për turizëm, por edhe për qëllime të tjera. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë viti që lamë pas, 4.2 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit nga 2.9 milionë në vitin 2020.
Rruga Press