Aktori protagonist zbulon datën e rikthimit të “Peaky Blinders”
Paul Anderson i Peaky Blinders zbulon datën e publikimit të sezonit të fundit, e cila është shumë e afërt.
Ylli i Peaky Blinders, Paul Anderson, ka ngacmuar se kur do të publikohet sezoni i gjashtë dhe i fundit i dramës-krim jashtëzakonisht popullore – dhe që në fakt po vjen shumë, shumë afër.
Duke postuar në Instagram, të hënën (24 janar), aktori i Arthur Shelby Jr ndau një fotografi bardh e zi të tij dhe të bashkë aktorit Cillian Murphy, duke pozuar me armët e tyre të xhirimit në setin e episodit pilot të serialit.
“Ky është imazhi i parë i Tommy dhe Arthur,” shpjegoi ai në mbishkrim. “Ne i morëm këto armë për herë të parë 10 vjet më parë, dhe muajin tjetër i ulim për herë të fundit!”
Kjo sipas shumë adhuruesve lidhet me muajin shkurt të këtij viti.
“Së shpejti… PEAKY BLINDERS SEASON 6 @peakyblindersseason6, faleminderit fansave tanë të mrekullueshëm për pritjen dhe për dashurinë e jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit.”
©Rruga Press