Boris Johnson: Putin të reflektojë, shumë bij nënash ruse nuk do kthehen më në shtëpi
Në fjalimin e tij para përfaqësuesve në dhomëne komunëve u shfaq mjaf i ashpër sa i përket qëndrimit mbi sulmin e mundshëm rus mbi Ukrainën
Duke folur në Dhomën e Komunëve, Johnson paralajmëroi se ai “nuk do të hezitojë” të ashpërsojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë në rast të një inkursioni.
Ai shtoi se gjakderdhja nga një pushtim i mundshëm rus do të ishte “e madhe”.
“Shumë bij nënash ruse nuk do kthehen në shtepi” .
Komentet e tij vijnë pasi sekretarja e jashtme Liz Truss u bëri thirrje aleatëve që të “ndërmarrin hapa” duke u gjendur në mes të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës.
©Rruga Press