Jo vetëm klubet, Puma dhe adidas në ‘luftë’ për nënshkrimin e Haaland
Erling Haaland është aktualisht njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi norvegjez është bërë cak i gjigantëve evropianë, por në verën e këtij viti, do të dihet se ku do të luajë.
Sipas asaj që raporton AS, nuk janë vetëm klubet që duan të kenë Haalandin në radhët e tyre.
Ka edhe marka të njohura botërore që duan ta bëjnë norvegjezin fytyrën e brendit të tyre, e në garë janë Puma dhe adidas.
Mediumi spanjoll bën të ditur se dy kompanitë janë në bisedime me Haalandin dhe duan ta kenë si fytyrën e tyre të re për kampanjën e radhës.
Adidas thuhet se i prinë garës për të nënshkruar me Haaland, gjersa sulmuesi pritet të kalojë te Real Madridi, që po ashtu është i kontraktuar me markën botërore.
Rruga Press