“Nuk mund të presim që Putini do tërhiqet pa realizuar pritshmëritë e tij”
Një ish shef i MI6 ka pranuar se “nuk mund të shohë një skenar” ku Vladimir Putin do të tërhiqet nga pushtimi rus i Ukrainës.
Sir Alex Younger, i cili shërbeu si Shef i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete nga viti 2014 deri në 2020, i tha programit të BBC-së Today se presidenti rus ishte “duke luajtur poker më shumë sesa shah” për të krijuar opsione për veten e tij.
Ai shtoi se: “Për momentin nuk mund të shoh një skenar ku ai mund të tërhiqet në një mënyrë që kënaq pritshmëritë që ai [Putini] ka krijuar”.
Rruga Press