Opinion/Aktualitet

Një lajm i mirë!

Shkruan Enver Robelli

Brenda një viti Kosova qenka përmirësuar për 17 vende në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International. Ky është një lajm fantastik. Për Kosovën! Lajm zhgënjyes për plaçkitësit e Kosovës. Dhe lajm dëshpërues për argatët publikë të plaçkitësve. Pjesa më e madhe e zhurmës që bëhet në Kosovë kundër qeverisë ka të bëjë me një shqetësim të strukturave të vjetra parapolitike dhe paramediale: shqetësimin se lufta kundër korrupsionit e prish folenë e tyre që e kanë ndërtuar qe 20 vjet.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Garanci se lufta kundër korrupsionit do të jetë e suksesshme nuk ka. Mund të korruptohet edhe kjo qeveri. Mund të korruptohen zyrtarë të saj. Andaj presioni publik ndaj kësaj qeverie duhet të jetë vazhdimisht i madh. Sepse kjo qeveri duhet të matet me standarde të tjera. Sepse kundërshatët e korruptuar të saj vdesin për një titull si ky: “Albin Kurti duke e shitur Telekomin në një takim sekret në një bodrum të një restoranti në Shkup”. Ose: “Video: Në këtë qytet bregdetar të Malit të Zi u bë dorëzimi i ryshfetit për tenderin XY”. Gjasat që kjo të ndodh me Albin Kurtin janë të vogla, gjithsesi shumë më të vogla se me paraardhësit e tij në post.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Ambicia e qeverisë duhet të jetë që në 12 muajt e ardhshëm Kosova të përmirësohet edhe për së paku 17 vende sa i përket luftimit të korrupsiont. Ndoshta ka ndodhur me ndonjë shtet tjetër të jetë përmirësuar për 17 vende brenda një viti. Por raste të tilla duken të rralla.

Rruga Press

YouTube player