Koreja e Veriut lëshon dy raketa, shqetësohen Koreja e Jugut e SHBA-ja
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të martën në mëngjes, ka bërë të ditur ushtria koreano-jugore.
Nisja është duke u analizuar nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Kjo vjen pasi Koreja e Veriut ka shtuar testet e saj raketore këtë muaj, duke thënë se do të forcojë mbrojtjen e saj kundër SHBA-së dhe do të vlerësojë “rifillimin e të gjitha aktiviteteve të pezulluara përkohësisht”, sipas medias shtetërore KCNA.
Nëse konfirmohet si provë, raketat e lëshuara të martën do të shënonin aksionin e pestë të tillë këtë vit, nga regjimi i Kim Jong Un.
Më 17 janar, Pheniani testoi “raketat e drejtuara taktike”, të cilat janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi..
Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar me sukses raketa hipersonike më 5 dhe 11 janar, dhe më pas ato që supozohej se ishin raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një makinë hekurudhore më 14 janar.
Rruga Press