(VIDEO) Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit Tirana, Prodani denoncon skandalin e FSHF: Shtuan delegatët për votimet
Kandidati për kryetar në Shoqatën Rajonal të Futbollit në Tiranë, Edurad Perodani, ka denoncuar sot shkeljet më të fundit që u bë në FSHF, në procesin e zgjedhjeve që po mbahet tani në këtë shoqatë.
Prodani dhe mbështetësit tij janë larguar nga zgjedhjet pasi kane konstatuar se në sallë ishin më shumë delegat me të drejtë vote sesa mendohej fillimisht. Gjë për të cilën ai nuk ishte lajmeruar si kandidat.
Në një dalje për mediat pas dështimit të mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit, Prodani theksoi se i gjithë organizimi i bërë nga Federata është në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.
“Ka manipulim të listave, nuk na është dhënë numri i delegatëve. Nuk mund të shkosh në votime pa ditur se kush voton për ty. Qëllimi është shumë i qartë për të manipuluar listat e delegatëve Mbledhja drejtohet nga njerëz të federatës dhe nuk duhej të bëhej në këtë godinë. Është njësoj sikur mbledhjet e Federatës së Futbollit të bëhen në UEFA.
Kishte fytyra që ne nuk i kishim parë asnjëherë. Asamble tërësisht e manipuluar. Shoqata nuk ka staf, i gjithë organizimi është bërë nga federata në konflikt të pastër interesi. Nuk mund të marrim pjesë në një Asamble në të cilën është e mbushur salla me njerëz që nuk e dimë nga vijnë, ndryshe do ishte që të bëheshim ortak në këtë estradë. Jemi 41 shoqata, aty ishin 67 anëtare”, tha Prodrani.
Rruga Press