BallinaKuriozitete

Fenomeni i rrallë, pas 4 shekujsh Jupiteri dhe Saturni ‘përshëndeten’ sonte nga afër

Jupiteri dhe Saturni, dy planetët më të mëdha të sistemit tonë diellor, do të afrohen sot në mbrëmje me njëri-tjetrin në një nga ngjarjet më të veçanta hapësinore që ndryshe është quajtur si “Bashkimi i Madh”.

Edhe pse këto dy planete afrohen me njëri-tjetrin në orbitat e tyre çdo 20 vjet, është hera e parë që prej vitit 1623 që ato do të jenë kaq afër.

Jupiteri dhe Saturni kanë pothuajse një vit që janë të dukshëm në qiell, por të hënën ato do të afrohen më shumë me tokën, në një pozicion rreth një diametër larg hënës.

Sipas astronomit Henry Throop, kjo ngjarje mund të shikohet më qartë përmes një palë dylbish.

Koha më e mirë për ta parë atë në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë 30 minuta deri në dy orë pas perëndimit të diellit, sipas faqes së internetit të Universitetit Exeter.

Rruga Press

YouTube player