Bota

Italia regjistron pikun e rasteve me Omicron, pritet të nisë rënia e shifrave

Italia ka arritur pikun e infektimeve me variantin Omicron të oronavirusit. Tashmë rastet, sipas autoriteteve të shëndetit në vend janë drejt rënies.

Komisioneri i urgjencës për Covid, Francesco Paolo Figliuolo u tha gazetarëve në Milano: “Ka një lajm të mirë, duket se kemi arritur në pikun e kurbës sa i përket  Omicron dhe po shkojmë drejt rënies.”

Në dy ditët e fundit, edhe në Lombardi, ku normat e vdekjeve janë më të larta, numri i pranimeve në spital është më i ulët se numri i të shëruarve dhe këto shifra flasin për përmirësim të situatës.

Rruga Press

YouTube player