Lajme

Bebe Rexha kërcen vallen e Rugovës bashkë me miqtë e saj

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme me projekt të shumta muzikore që janë kthyer në hite globale.

Por, 32-vjeçarja përkundër suksesit, njihet për modestinë që ka, e cila madje çdo herë ka treguar me shumë krenari për prejardhjen shqiptare dhe këtë po vazhdon ta bëjë sa herë që i vije mundësia.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi kur bëri disa postime të radhës përmes llogarisë së saj në Instagram.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Në videot që krijuesja e hitit “Meant to Be” ndau me miliona fansa shihet teksa mëson miqtë e saj të vallëzojnë vallen e Rugovës.

Atmosfera e krijuar duket se është në shtëpinë e këngëtares dhe shoqëria e saj e shijojnë pafund vallen tradicionale shqiptare, të cilës më pas i bashkohet edhe Bebe.

“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, dëgjohet të thotë Bebe në video.

Lexo më shumë  Shefi i OSBE-së për Ligjin për të Huajt : Urime kryeministrit Kurti, Sorensenit e Oravit

Kujtojmë që artistja bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe traditat shqiptare në përgjithësi, ndërsa e thotë zëshëm që e adhuron muzikën dhe vallen tradicionale.

Ndryshe, Bebe së fundmi mahniti me performancën e saj si e ftuar në emisionin e “Jimmi Fallon”, teksa u vlerësua lartë për vokalin e saj dhe energjinë që dhuroi në skenë.

Rruga Press

YouTube player