Lajme

AUDIO SKANDALOZE / Veliaj: Edhe Zoti nuk më ndal dot, do ia nxij jetën me SPAK

Të tjera detaje skandaloze kanë dalë nga audio skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëtarët e shoqatës së futbollit Tirana. Veliaj dëgjohet teksa i thotë përfaqësuesve të kësaj shoqate, por edhe personave të tjerë që ishin të pranishëm në këtë takim se, është ai kontrollon drejtësinë dhe Prokurorinë Speciale, SPAK.

Lexo më shumë  Çmimet e ushqimeve në Shqipëri më të shtrenjtat në Evropë

Në audion e siguruar dëgjohet Veliaj, sipas të cilit, edhe nëse ne duam të tërhiqemi, kjo nuk mund të realizohet, pasi tanimë Prokuroria është vënë në lëvizje.

‘Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se Prokuroria është vënë në lëvizje’, – është shprehur ditën e djeshme në takimin e fshehtë me anëtarët e shoqatës Tirana, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo më shumë  Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

Rruga Press

YouTube player