FSK-ja trajnohet nga instruktorët amerikanë si të reagojnë në fushëbetejë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, të mundësuar nga ekipi i instruktorëve amerikanë.
FSK-ja ka njoftuar se pjesëtarët e saj po trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë, duke shtuar se pjesëmarrës në këtë trajnim ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin, u organizua në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog.
Rruga Press