Në pakon e brokolit gruaja gjeti një akrep të gjallë
Një australiane u tmerrua në kur në një pako brokoli hasi një akrep të gjallë. Ajo tha se pakon e bleu vjehrri në një dyqan lokal, derisa sapo e hapi për të përgatitur ushqim u befasua.
“E futa në tenxhere për ta përgatitur, më pas e rrotullova dhe pashë që diçka zvarritej. E thirra bashkëshortin për ta parë”, deklaroi Chloe Mitchell.
Një organizatë për mbrojtjen e konsumatorëve deklaroi se i inkurajojnë klientët që të reagojnë në rast se hasin probleme të tilla.
Rruga Press