BallinaLajme

Ditmir Bushati tregon ku gaboi Rama me Serbinë: Pse nuk duhet të tejkalohet Kosova!

Zërave kundër politikës së Ramës në raport me Kosovën dhe Serbinë iu është shtuar edhe Ditmir Bushati, ish ministri i jashtëm i socialistëve në mandatin e parë të qeverisjes. Në nj shkrim të publikuar në Facebook, Bushati thotë se ndërtimi i marrëdhënieve direkte me Serbinë nuk duhet të ndodhë pasi Shqipëria nuk e njeh mirë Serbinë dhe as nuk mund ta shohë atë pa sytë e Kosovës.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë marrëdhënie direkte me Serbinë, duke tejkaluar Kosovën, pasi nuk e njeh mirë atë, e as nuk mund ta shoh dot pa sytë e kësaj të fundit. Sikundër, Kosova nuk e njeh Mesdheun e as garanton dot pjesëmarrjen në nismat rajonale pa Shqipërinë” shkruan ish ministri i jashtëm i Shqipërisë.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Bushati merr shkas nga mesazhet e Vjosa Osmanit në Tiranë por ndryshe nga agjenda mediatike që imponoi mazhoranca nuk i është bashkuar epiteteve të papranueshme për të. Në vend të kësaj, i ka kujtuar Ramës programin me të cilin Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013 dhe në bazë të të cilit organizoi mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të cilin lë të kuptohet se ka dështuar.

“Politika, dhe aq më tepër interesi kombëtar, nuk mund të jetë si tregu i futbollit ku sportistët mund të veshin për një kohë fanellën e Real Madridit dhe për një kohë tjetër atë të Juventusit. Sepse në politikë historia dhe gjeografia janë elementë të pakapërcyeshëm” ka shkruar ish ministri i jashtëm.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë: https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/photos/a.548960951884358/3464437630336661/

Rruga Press

YouTube player