Bota

Opozitari i Kremlinit për “Washington Post”: Putin tashmë ka partner regjimin e Serbisë

Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar, në mënyrë të arsyeshme, në kërcënimet në rritje të Kremlinit kundër Ukrainës, një skandal politik i ndodhur në Ballkan ka shërbyer si një kujtesë për të treguar se presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka partner një regjim në Evropën Qendrore.

Javën e kaluar, mediat e pavarura të Serbisë zbuluan se agjencitë e sigurisë të vendit, në fakt, po kryejnë detyra për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) – duke ndihmuar Kremlinin që të ndjekë kundërshtarët e tij politikë.

Majin e vitit të kaluar, një grup i ligjvënësve dhe aktivistë të opozitës ruse morën pjesë në një seminar në Beograd. Takimi, i bashkëkryesuar nga opozitari Andrei Pivovarov Vladimir Kara-Murza ishte vazhdimësi e takimit të mëhershëm në Moskë, ku pas kësaj të gjithë pjesëmarrësit u arrestuan nga autoritetet ruse. Në kufijtë e Bashkimit Evropian, ende të mbyllur për qytetarët rusë – vaksina Sputnik V ende nuk njihet për udhëtime ndërkombëtare – Serbia ishte një nga destinacionet e pakta për aktivistët që kërkonin një vend të qetë për t’u mbledhur.

Seminari me të vërtetë vazhdoi pa probleme, por skandali, tashmë i publikuar, nuk kishte ndodhur ende. Sipas një lajmi të raportuar për herë të parë nga shtypi serb në dhjetor të 2021, takimi ishte përgjuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, shkruan Kara-Murza për Washington Post.

Një javë më vonë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin kishte fluturuar për në Moskë për t’ia dorëzuar transkriptet e përgjimit sekretarit të Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, i njohur si një nga bashkëpunëtorët kyç të Putinit. Dy javë më vonë, Pivovarov u arrestua, sipas stilit bjellorus, në një aeroplan polak që do të nisej nga Aeroporti i Shën Petersburgut. Tashmë ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me një dënim prej gjashtë vjetësh burg nën akuzën për “ndihmë ndaj një organizate të padëshiruar”.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

Sipas raporteve, Patrushev kishte falënderuar Vulinin për vigjilencën e tij, ndërsa televizioni shtetëror rus lavdëroi agjencitë serbe të sigurisë, duke e krahasuar Beogradin me kryeqytetet e Evropës Lindore që mirëpresin ngrohtësisht “rusofobët” – term i përdorur nga Kremlini për kundërshtarët politikë të Putinit. Përtej kësaj, ngjarja nuk ka marr shumë vëmendje, të paktën për momentin.

Gjithçka ndryshoi një javë më parë, kur gazeta kryesore e pavarur e Serbisë publikoi lajmin në faqen e saj të parë, duke akuzuar qeverinë se vepron “në shërbim të regjimit të Putinit”. Opozita pro-demokratike e Serbisë, e cila pritet të fitojë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të prillit, kritikoi presidentin Aleksandar Vuçiç për “shndërrimin e Serbisë në shërbim të të huajve”.


Bashkimi Evropian, ku Serbia pret t’i bashkohet në vitin 2025, bëri thirrje publike për një hetim, ndërsa ligjvënësit e lartë evropian e dënuan veprimin e Beogradit për “bashkëpunim me një regjim autokratik”.

“Serbia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të transformohet me të vërtetë dhe t’i bashkohet [BE-së], apo të rreshtohet më tej me autokratët nga Moska dhe Pekini. Politika e uljes në dy karrige është e papranueshme”, kishte shkruar në Twitter deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, raporton Telegrafi.

Muajin e kaluar, Qeveria serbe hapi një raund të ri negociatash për anëtarësim në BE, që sipas zyrtarëve në Bruksel “është një hap i rëndësishëm”. Ky lajm, gjithashtu vjen në një kohë të rikthimit të interesit amerikan në Ballkan, e veçanërisht në Serbi. Gjatë seancës së konfirmimit si ambasador në Beograd, Christopher Hill e quajti Serbinë “një partner të rëndësishëm sigurie për Shtetet e Bashkuara”, duke u zotuar se do ta ndihmonte vendin “të rezistojë ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë shton presionin mbi Kolumbinë për shkak të bosit serb të drogës, Trump kërkon ekstradimin e tij

Kjo situatë është tashmë e njohur, veçanërisht për dikë si Hill, i cili është marrë me Ballkanin që nga vitet 1990. Për vite me radhë, diktatori i atëhershëm jugosllav Slobodan Milloshevic kryesoi bastionin e fundit të autoritarizmit në Evropën Qendrore, duke e bërë regjimin e tij të famshëm për vrasjen e kundërshtarëve, censurën shtetërore, mashtrimin e zgjedhjeve dhe nacionalizmin e drejtuar nga shteti.

Si Vuçiç ashtu edhe Vulin duhet ta mbajnë mend mirë, pasi kanë shërbyer, respektivisht, si ministër i Informacionit të Millosheviçit dhe si zëvendëskryetar i një partie të drejtuar nga gruaja e tij, Mirjana Markovic.

Në tetor 2000, ai regjim u rrëzua ndërsa qindra mijëra serbë u mblodhën në rrugët e Beogradit në atë që u quajt “Revolucioni i Buldozerit” – i pari i një serie kryengritjesh pro-demokratike në shtetet postkomuniste që u zhvilluan në orët e para të qeverisjes së Putinit. Qeveria e re e Serbisë e dorëzoi ish-diktatorin për ta gjykuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku kaloi pjesën tjetër të jetë në paraburgim.

Në takimin e fundit në Moskë, Vulin dhe Patrushev thuhet se janë pajtuar të themelojnë një “grup pune për të luftuar revolucionet me ngjyra” – një term që tregon kryengritjet pro-demokratike në shtetet autoritare – duke përfshirë shtimin e vëzhgimit të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve të opozitës dhe mediat e pavarura.

Problemi si për shefat e sigurisë, ashtu edhe për drejtuesit e tyre politikë, është se kur mjaft njerëz në shoqëri janë të gatshëm t’i rezistojnë autoritarizmit, të gjitha përgjime dhe përpjekjet e vëzhgimit bëhen të pafuqishme. Ngjarja e fundit e ka treguar qartë këtë. Pyesni serbët.

Rruga Press

YouTube player