Lajme

Bora mbulon Thethin, Razmën e Valbonën, turistët ‘pushtojnë’ zonën

Pikat turistike të Thethit, Razmës dhe Vermoshit janë zbardhur tërësisht nga bora, që ka rënë ditët e fundit aty, duke bërë që pamja që të ofrojnë ato të jetë vërtet e mrekullueshme.

Të shumtë kanë qenë turistët, vendas e të huaj, të cilët kanë zgjedhur këto pika turistike për të kaluar fundjavën, duke shfrytëzuar deri diku edhe faktin se mund të udhëtohet lirisht dhe pa kufizime si pasojë e Covid-19.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Megjithatë, udhëtimi drejt këtyre zonave duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë për shkak se ka ngrica të shumta në të gjithë rrugën, por deri më tani mund të udhëtohet pa probleme dhe rrugët janë të gjitha të hapura.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes