Lajme

Ambasada e SHBA në Shqipëri: Rusia po dizinformon mbi Ukrainën, është pjesë e një modeli të vjetër

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar rreth informacioneve dhe lajmeve që qarkullojnë mbi krizën e Ukrainës duke theksuar se Rusia është duke e mbushur mjedisin mediatik me dizinformacion.

Sipas ambasadës amerikane e cila ka shpërndarë në rrjetin e saj social në Facebook, qëndrimin e qeverisë amerikane mbi këtë çështje thekson se përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me dezinformata janë pjesë e një modeli të vjetër. Ndërsa ka shpërndarë edhe çështjet kryesore të dezinfomimit të përsëritura të Rusisë.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Rruga Press

YouTube player