Lajme

E lyer me “gjak”, sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi me të miturën shqiptare

Dyert e kishës ku shërbente prifti 37-vjeçar grek i cili përdhunoi një të mitur shqiptare, janë sulmuar nga disa qytetarë. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa parrulla kundër dhunës ndaj grave.

 Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç. Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë. Prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën që të fliste do i tregonte familjes së saj për fotot dhe videot, ndërkohë që vazhdimisht, sipas hetimit që kanë zbuluar mediat e vendit fqinj, 37-vjeçari i dërgonte materiale pornografike të miturës.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Rruga Press

YouTube player