Bota

SHBA kërkon evakuimin e stafit të ambasadës në Kiev

Ambasada amerikane në Ukrainë ka kërkuar evakuimin e të gjithë stafit jo të domosdoshëm, mes rritjes së frikës për një sulm të afërt nga trupat ruse, bën të ditur një raport i CNN. Duke cituar burime pranë qeverisë së Kievit, CNN thotë se evakuimet pritet të nisin që javën e ardhshme.

Sakaq, në një sinjal se Shtetet e Bashkuara po e zhvendosin fokusin drejt fuqizimit të mbrojtjes ukrainase përballë një Rusie gjithmonë e më agresive, 90 tonë ndihmë ushtarake mbërriti gjatë natës në Ukrainë, e para ngarkesë amerikane nga paketa e mbështetjes për sigurinë, e premtuar së fundmi nga administrata Biden. Lajmin e bëri të ditur Ambasada amerikanë në Kiev, e cila tha se mes “armëve vdekjeprurëse” përfshiheshin municione për mbrojtës të vijës së parë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ngarkesa vjen pak orë pas bisedimeve të sinqerta, siç u cilësuan, mes ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologut amerikan, Anthony Blinken, e pas vizitës së Sekretarit të Shtetit në Kiev këtë javë, ku paralajmëroi për reagim të ashpër nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën. Moska I ka mohuar plane të tilla. Ndihmat ushtarake janë të parat e një pakete mbështetëse të sigurisë prej 200 milionë dollarësh e aprovuar nga presidenti amerikan Joe Biden në muajin dhjetor. Ambasada amerikan në Kiev tha se ndihmat tregonin përkushtimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara ndaj të drejtës sovrane të Ukrainës për t’u vetëmbrojtur.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player