Bota

Kancelari gjerman nuk do të dërgojë armë për Ukrainën

Ndërsa vendet evropiane dhe ato anëtare të NATO-s po mobilizojnë Ukrainën ushtarakisht në lidhje me një pushtim të mundshëm nga Rusia, Gjermania po zgjedh neutralitetin, duke vënë në dyshim rolin e saj në lindje.

Gjermania ka deklaruar se nuk do të dërgojë forca në Ukrainë për t’iu përgjigjur një agresioni të mundshëm ndaj Rusisë.

Ministria gjermane e Mbrojtjes përmes një deklarate njoftoi se Gjermania nuk do të dërgojë armë për momentin në Ukrainë.

Deklaratat e ministres Christine Lambrecht vijnë disa ditë pasi Britania e Madhe filloi furnizimin e Kievit me anti-tanke.

Ministrja Lambrecht tha se vendi i saj do ta ndihmonte Ukrainën me spitale, përmes një investimi mbi 5,3 milionë euro.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Të premten, kancelari gjerman refuzoi një takim me presidentin amerikan, Joe Biden për të diskutuar lidhur me situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas medieve gjermane, kancelari Olaf Scholz nuk iu përgjigj ftesës së Biden  për të diskutuar mbi krizën në Ukrainë.

Përsëri sipas medieve, Scholz nuk e pranoi të takonte Biden për shkak të agjendës së tij të ngarkuar dhe situatës së keqe të pandemisë që po kalon vendi.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentonte vendimin e Scholz.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Në një kohë kur shumë vende evropiane, SHBA-të dhe Britania e Madhe po dërgojnë forca ushtarake në mbështetje të Ukrainës, Gjermania ka zgjedhur të tregohet neutrale.

Nuk dihet nëse Gjermania po ruan relatat me Rusinë për shkak të gazsjellësit rus Nord Stream 2, apo të ndonjë arsyeje tjetër.

Gazsjellësi rus pritet të nisë punën këtë vit, duke furnizuar të gjithë Gjermaninë me gaz natyror, çka sjell përfitime të mëdha për vendin. 

Projekti i gazit është kundërshtuar fuqimisht në të shkuarën nga SHBA-të dhe Ukraina, pasi sipas tyre gazsjellësi rus rrit influencën e Rusisë në Evropë.

Rruga Press

YouTube player