Lajme

‘Jemi në shpresën e Zotit’, rrezikohet jeta e banorëve të 7 fshatrave, kjo është ‘Ura e vdekjes’

Mbi urën e fshatit Skuraj kalojnë çdo ditë banorët e 7 fshatrave të cilët lidhen me rrugën nacionale Burrel-Milot. Vetë ata e quajnë Ura e Vdekjes.

Era e fortë e ka dëmtuar rëndë atë, ndërsa vetë banorët kanë marrë mjete dhe janë munduar që ta restaurojnë sado pak.

Në intervistat e tyre, ata thonë se i kanë vënë në dijeni autoritetet, por edhe përballë këtij rreziku të vërtetë institucionet heshtin.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë, ndërsa cilësia e dobët e punimeve e degradoi atë duke e bërë sot një rrezik për qindra banorë atje.

“Patjetër që na rrezikohet jeta, jemi në shpresën e Zotit”.

“Tani nuk kalohet fare, ka 10 ditë nuk mund të kalojmë fare. Kemi informuar, Bashkia, shteti të investojnë. Duhet të na e bëjnë të kalueshme, të vijnë dhe të marrin masat. Jam pa bukë se nuk kam nga të kaloj”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player