Sport

“Bajrami ishte afër Juventusit”, presidenti i qartë: E vështirë ta mbaj në qershor

Nedim Bajrami po zhvillon një nga sezonet më të mira të tij futbollistike me skuadrën e Empolit në Seria A.

Paraqitjet e futbollistit të kombëtares kanë rënë në sy të shumë skuadrave kryesisht italiane që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit shqiptarë.

Këtë sezon me Empolin, Bajrami ka arritur të shënojë 5 gola shumë të rëndësishëm në Seria A, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste, teksa edhe në Kupën e Italisë ka shënuar edhe 3 gola.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Disa klube po interesohen për kartonin e tij. Sassuolo ofroi 10 milionë euro disa ditë më parë, por Empoli refuzoi shitjen e lojtarit të kombëtares shqiptare në merkaton e janarit.

“Gazetta dello Sport” raporton se në garë për Bajramin janë futur edhe Napoli e Lazio. Edhe Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Për këtë situatë presidenti Fabrizio Corsi ka komentuar interesimin e madh të klubeve të tjera për Bajramin dhe Parisin.

“Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E di se do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip. Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, deklaroi presidenti i Empolit.

Rruga Press

YouTube player