Bota

Parashikohen më pak abonentë të rinj në Netflix

Netflix nuk ka shpresa të rimëkëmbet dhe të arrijë fitime të krahasueshme me nivelin e para pandemisë.

Platforma më e madhe e shërbimit të transmetimit kishte planifikuar të shtonte 2,5 milionë abonentë nga janari në mars, më pak se gjysma e shifrës që kishin parashikuar analistët.

Netflix uli pritshmëritë për rritjen e të ardhurave, për shkak të vonesës në prodhimin e përmbajtjes së re, si sezoni i dytë i serialit “Bridgerton” dhe filmi “The Adam Project”.

Lexo më shumë  Pas 40 vitesh në Çernobil/ Natyra ka pushtuar atë që lanë njerëzit (PAMJE TE RRALLA)

Pandemia dhe vështirësitë ekonomike në disa pjesë të botës si Amerika Latine, kanë qenë disa nga faktorët që kanë penguar zhvillimin e mëtejshëm të Netflix.

Aksionet ranë me thuajse 20%. Ndërsa konkurrentët e Walt Disney, që e ka bazuar të ardhmen në krijimin e një biznesi të fuqishëm streaming, i pa aksionet të binin me 4%. Edhe aksionet e platformës Roku ranë me 5%.

Rruga Press

YouTube player