Bota

Shfaqet një variant i ri i COVID, i pranishëm në disa vende europiane

“Stealth Omicron” është një varianti i ri i COVID-19 që ka ngjallur reagimin e ekspertëve shëndetësorë në mbarë botën.

Nënvarianti i Omicron BA.2, i cili emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, duke përfshirë DanimarkënMbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Indinë dhe Greqinë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi BA.2 si një variant nën hetim të premten. Deri më 10 janar në këtë shtet u zbuluan 52 raste.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Në disa shtete, ky variant ka filluar të përhapet më shpejt.

Ai përbën 45% të rasteve daneze Covid-19, një rritje nga vetëm 20% në javën e fundit të 2021.

A duhet të shqetësohemi për këtë variant të ri?

Disa shkencëtarë e kanë quajtur “omicron stealth” pasi përbërja e saj gjenetike mund ta bëjë më të vështirë zbulimin e tij nëpërmjet testeve PRC.

Lexo më shumë  Niveli më i lartë që nga fillimi i matjeve, nxehtësi rekord në oqeane në vitin 2025

Nuk dihet ende nëse është një variant më i transmetueshëm, sesa variantet e tjera që janë përhapur në botë. Po kështu nuk dihet nëse kanë apo ajo vaksinat efekt ndaj tij dhe sesa gjendje të rëndë shëndetësore mund të shkaktojë tek një person i infektuar.

Rruga Press

YouTube player