Bota

Moti i keq përfshin Europën Lindore, situata më problematike në Lituani

Stuhitë kanë paralizuar trafikun në rrugën kryesore midis Polonisë dhe shteteve baltike, ndërsa erërat e forta dhe bora kanë shkaktuar probleme në të gjithë Lituaninë.

Kamionët janë bllokuar midis qytetit jugor të Lituanisë, Marijampole dhe kufirit polak që nga pasditja e së enjtes, pasi era e fortë ka shtyrë rimorkiot në kanale duke bllokuar trafikun

Disa kamionë u zhytën në dëborë, ndërsa të tjerët dështuan në përpjekjet e tyre për të zhbllokuar trafikun duke krijuar edhe më shumë kaos.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Sipas rregulloreve lituaneze, vetë pronarët e kamionëve janë përgjegjës për menaxhimin e aksidenteve duke vonuar heqjen e automjeteve të bllokuara.

Pjesët perëndimore të Lituanisë janë përfshirë nga erërat e forta. Disa autobusë rrëshqitën nga rrugët dhe shërbimet postare paralajmëruan vonesa.

Porti kryesor i Klaipeda, është mbyllur që nga e mërkura dhe në resortin më të njohur të Palanga-s, erërat e forta shkulën pemët dhe shkatërruan oborret e restoranteve, ndërsa një lumë ka dalë nga brigjet e tij dhe skela prej druri është dëmtuar.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Moti ekstrem përfshin edhe shtetin fqinj Greqinë, me temperatura të ulëta, reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.

Kushte të tilla të motit pritet të zgjasin deri ditën e mërkurë.

Rruga Press

YouTube player