Bota

Shpëtohen 305 klandestinë pranë brigjeve italiane, mes tyre 6 fëmijë

Të premten, roja bregdetare italiane shpëtoi 305 klandestinë që po përpiqeshin të arrinin në Evropë me një varkë të mbingarkuar që hasi në vështirësi në ishullin mesdhetar të Lampedusa.

Mes personave që u shpëtuan 17 ishin gra dhe 6 të mitur. Italia ka parë një rritje të varkave me emigrantë në muajt e fundit.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Situata vijon të mbetet problematike edhe në brigjet spanjolle.

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që vdiqën dhe u zhdukën duke u përpjekur të arrinin në Spanjë arriti shifrën 4.400 në vitin 2021, më shumë se dyfishi i totalit në vitin e kaluar.

Mes viktimave ka pasur 205 fëmijë. Ndërkohë në vitin 2020 humbën jetën në total 2.170 persona.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë
YouTube player