U dha prindërve fëmijën e gabuar, denoncohet spitali
Një nënë e re në Itali, e cila në momentet e para pas lindjes ushqeu dhe përkëdheli një vajzë tjetër, tani kërkon dëmshpërblim pasi nuk është në gjendje të lidhet me vajzën e saj të vërtetë.
Çifti i prindërve denoncuan Fondacionin Poliambulanza të Brescias, spitali i pestë për lindjet në provincë, për shkëmbimin e foshnjave dhe tani po kërkon kompensim për dëmet.
Episodi ndodhi në tetor të 2020. Gruaja është ende në shok dhe nuk mund të lidhet me vajzën e saj të vërtetë pasi fëmija i parë që ajo ushqeu dhe përkëdheli ishte i një gruaje tjetër.
Më pas ishte bashkëshorti i saj që ngjalli dyshimin se vogëlushja nuk ishte ajo që kishte parë menjëherë pas lindjes.
“Kam lindur në orën 1.55 të mëngjesit dhe kam qenë në dhomën e lindjes sepse nuk kishte shtretër në dispozicion, tha gruaja për “Il Giorno”.
“Ata duhej të prisnin tamponin për Covid 19. Të nesërmen në mëngjes pyeta për fëmijën dhe ata u përgjigjën se ajo ishte në pavijonin e patologjisë neonatale dhe se pas disa orësh do të mund ta vizitoja. Kur erdhën rezultatet e tamponit kërkova ta shoh.Kur ma dhanë ishin të pranishëm një mjek dhe një infermiere. Më lanë një djep me emrin e vajzës sime. Vajza kishte veshur rrobat që unë kisha sjellë.”
Që nga ai moment dhe për orët në vijim, gruaja kujdesej për foshnjën, duke e ushqyer atë dhe duke ua treguar fotot të afërmve përmes telefonit .
Ishte burri i saj që e kuptoi se diçka nuk shkonte.
“Vajza e vogël që më ishte besuar nuk e kishte byzylykun në kyçin e dorës, shpjegoi nëna, e gjetëm në krevat fëmijësh. Gjëja që na ngjalli më shumë dyshime është se aty ishte emri i një vajze tjetër.Vajzën e vogël që e kisha përqafuar me dashuri dhe përkushtim, e ushqeva dhe e prezantova me të afërmit, nuk ishte vajza ime”.
Gabimi u raportua menjëherë te mjekët dhe infermierët dhe vajza e vërtetë iu dorëzua nënës së re. Sipas asaj që sqaron “Il Giorno”, Fondacioni nuk e ka mohuar faktin por do të përgjigjet ligjërisht ndërkohë që familja tjetër e përfshirë në këtë incident të pakëndshëm nuk ka bërë denoncim.
Rruga Press