Lajme

Acari “mbërthen” Shqipërinë, ja situata më e fundit në vend

I gjithë territori i vendit u përfshi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave nga pasditja e të premtes, shoqëruar edhe me reshje bore e shiu. Bazuar edhe në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik, Ministria e Mbrojtjes thotë se të gjitha strukturat e emergjencave civile në të gjitha qarqet e vendit, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për të mbajtur në kontroll situatën.

Sipas informacioneve të marra nga prefekturat, bashkitë dhe ARRSH reshjet kanë pushuar.

Lexo më shumë  Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht qarkullohet me zinxhirë në rrugën e Arbrit, Qarku Dibër.

Është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, por lëvizet në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos me zinxhirë.

Po ashtu po punohet për kthimin e energjisë në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fidrin 6, njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd.

Meteorologët parashikojnë rënie të mëtejshme të temperaturave nën zero, ndaj Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat e thella malore të bëjnë kujdes, të ndjekin këshillat e bëra publike nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast nevoje.

Lexo më shumë  “Lironi protestuesit! Ndalni represionin policor”/ Tubimi para Gjykatës Penale, aktivistja Vatnikaj: Të hënën dhe të shtunën protesta kombëtare! Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

Rruga Press

YouTube player