Lajme

Këshillimi Kombëtar, ja sa do t’u kushtojë pyetësori i Ramës shqiptarëve

Pyetësori i krijuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama do t’u kushtojë qytetarëve rreth 25 milionë lekë, para që do të tërhiqen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022.

Ky është vendimi që është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave teksa fondi është ndarë  në 19.7 milionë për reklamat në mediat audiovizive dhe të shkruara dhe realizimin e materialeve promocionale dhe 5.3 milionë do i kalojnë INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë.

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR AGJENCINË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE DHE INSTITUTIN E STATISTIKAVE, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË “KËSHILLIMIT KOMBËTAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

V E N D O S I:

Me qëllim vijimin e financimit të aktiviteteve mbështetëse, në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike 602 ‘Shpenzime operative’, i shtohet fondi prej 19 700 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për aktivitetet e mëposhtme:

a) 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për fushatën promovuese të informimit publik për programin e “Këshillimit Kombëtar” në median audiovizive, të shkruar dhe/ose në mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv/rrjete sociale;

b) 4 700 000 (katër milionë e shtatëqind mijë) lekë, për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

INSTAT-it, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike ‘Shpenzime korente”, i shtohet fondi prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave.

Fondi total prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Rruga Press

YouTube player