Bota

Gruaja nuk pranoi të vendosë maskë, avioni kthehet mbrapsht një orë pas nisjes

Një avion i cili po fluturonte nga Miami në Londër u kthye rreth një orë pasi u nis dhe u kthye në Miami për shkak se një pasagjere refuzonte të vendoste maskën e cila është e detyrueshme për shkak të Covid-19.

American Airlines tha se 129 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit ishin në avionin që u detyrua të kthehej.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Pas mbërritjes së tij në Miami, të gjithë pasagjerët duhej të dilnin nga avioni për shkak të incidentit dhe fluturimi u anulua.

Ndërkohë gruas në moshën 40-vjeçare, e cila nuk pranoi të vendoste maskë, i është ndaluar që të udhëtojë jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player