Lajme

Korça “nën pushtetin” e borës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për rrugët

Korça është një ndër qarqet që është përfshirë nga reshjet e dendura të borës gjatë orëve të fundit duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Autoriteti rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rrugëve në qarkun e Korçës.

Ndër të tjera ARRSH bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të mos lëvizin pa goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje e bore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme .

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore “, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rruga Press

YouTube player