Pamje e rrallë në Karaburun/ Shihni se si foka ‘Murgeshë’ sulmon dhe ha peshqit shumë pranë bregut (VIDEO)
Një pamje e rrallë është shfaqur ditët e fundit në gadishullin e Karaburunit. Një fokë me përmasa të mëdha, duket se si sulmon dhe arrin të hajë një peshk ndërsa është vetëm pak metra larg gadishullit të Karaburunit. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar videon për ‘BalkanWeb’.
Tashmë pamje të fokës janë bërë të njohura kohët e fundit madje është filmuar dhe në afërsi të bregdetit të Vlorës, por kurrë më parë nuk ishte filmuar në një sulm të tillë.
Nga ana e ADZM së Vlorës po bëhet monitorimi i saj ku dyshohet se në gjirin e Vlorës janë dy ekzemplarë të Fokës ‘Murgeshë’. Rreziku më i madh i vrasjes apo largimit të këtyre dy ekzemplarëve është peshkimi i ndaluar nëpërmjet eksplozivëve, i cili prej vitesh ka dëmtuar florën dhe faunën e Karaburunit.
Rruga Press