BallinaBota

Australia ‘karantinon’ banorët e Sidnejt, pas shpërthimit të Covid-19

Banorët e Sindejnt në Australi e kanë të ndaluar të udhëtojnë drejtë qyteteve të tjera të vendit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Të diëlën të gjithë qytetet e tjera australiane vendosën kufizime për udhëtarët nga Sidnej: të gjitha ata që vijnë nga Sidnej do të duhet të futen në karantinë 14-ditore.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Po ashtu, vetë autoritetet e Sidnejt kanë vendosur kufizime të reja për qytetarët si një përpjekje për të parandalua një shpërthim në rritje të Covid-19.

Nuk lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave në një shtëpi, ndërsa në vende si hotele e bare nuk lejohen më shumë se 300 persona.

Autoritetet kanë këshilluar banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në prag të festave të fundvitit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Deri të mërkurën, kur u zbuluan rreth 70 të infektuar në Sindejn, Australia kishte regjistruar vetëm një të infektuar në dy javët e fundit.

Vendi, i cili konsiderohet si një histori relativisht suksesi në menaxhimin e pandemisë, ka regjistruar rreth 28,000 infeksione dhe 908 vdekje në total.exit/

Rruga Press

YouTube player