Lajme

Moti i keq pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit

Ende pa nisur mirë reshjet e borës, ARRSH njofton mbylljen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet tuneli i Murrizit. Në njoftim thuhet se ky aks do të qëndrojë i mbyllur deri në një moment të dytë.

“Për shkak të reshjeve të dëndura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

ARRSH ka njoftuar po ashtu se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Rruga Press

YouTube player