Sport

Tre milionë euro në tavolinë, Xhenoa tenton fantazistin shqiptar

Xhenoa kërkon të mbijetojë në Serie A dhe shpëtimi shikohet te merkato. Klubi italian po tenton të afrojë një fantazist shqiptar.

Sipas ekspertit të merkatos, Nikolo Skira, Xhenoa i ka bërë një ofertë klubit të Servete në Zvicër për Kastriotin Imerin, i cili është me origjinë nga Kosova dhe ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës dhe tani është me ekipin A.

Lexo më shumë  Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse

Imeri po spikat këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Në 14 ndeshje ai ka arritur të shënojë tetë gola dhe normalisht ka edhe klube të tjera që interesohen për të.

Imeri është vetëm 21 vjeç dhe ka debutuar si profesionist në ligën e parë në Zvicër që në qershor të vitit 2017, me Servette. Kontrata me zviceranët i përfundon më 30 qershor 2023. 

Lexo më shumë  Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror

Rruga Press

YouTube player